Me këmbët e hapura mes dy mureve, Klaudia Pepa nis sfidën më të re në Instagram

Mediale Vip

Me këmbët e hapura mes dy mureve, Klaudia Pepa nis sfidën më të re në Instagram

Më: 21 maj 2020 Në ora: 21:26
Klaudia Pepa

Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa e cila është zhvendosur në shtetin fqinj Itali për të vazhduar karrierën e saj si balerinë është shumë aktive në rrjetin social Instagram.

Dhe ditën e sotme ajo ka ndarë një foto të sajën ku shfaqet energjike dhe mjaft elegante.

Ajo shfaqet në foto e pozicionuar me kokë poshtë, me duart në tokë dhe këmbët e ngritura lart e të mbështetura në faqet e murit.

'Voila! Kjo është sfida më e re e internetit' ka shkruar krahas fotos Klaudia.

Image

Balerina ka ftuar të gjithë ata që munden, t’i përgjigjen kësaj sfide duke i dërguar edhe foto Klaudias.

Të shumtë janë personat që janë vënë në lëvizje nga sfida e re, ndërsa fotot e tyre balerina i ka ndarë në InstaStory.

Kjo sfidë është jo vetëm argëtuese, për të bën mirë edhe për të lëvizur paksa, pas një karantine dembele që kishim të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat