Djali 18 vjeçar i Johnny Depp dhe Vanessa Paradis fotografohet me të dashurën!

Mediale Vip

Djali 18 vjeçar i Johnny Depp dhe Vanessa Paradis fotografohet me të dashurën!

Më: 22 maj 2020 Në ora: 14:43
Jack Depp, Camille Jansen

Ai e ka kaluar kohën e karantinës në Francë së bashku me të motrën Lily-Rose Depp dhe nënën e tyre Vanessa Paradis.

Dhe Jack, djali 18 vjeçar i Johnny Depp dhe Vanessa Paradis është fotografuar rrugëve të Parisit teksa po bënte një shëtitje me të dashurën e tij Camille Jansen.

Djali i dyshes së famshme të Hollywood kishte zgjedhur një veshje tejet të thjeshtë për shëtitjen e përditshme me partneren e tij  teksa dukej i shpërqendruar tek biseda me modelen simpatike 20 vjeçare.

Me siguri kjo ka qenë një dalje e rastësishme e çiftit të të rinjve pasi të dy ata kishin veshur çizme, të cilat nuk mund të quhen këpucë vrapi apo ecje sportive.

Ndryshe nga i ati që nuk u largua kurrë nga prozhektorët e famës, Jack ka preferuar të mos ndjekë aspak rrugën e të famshmit Johnny Depp pasi adoleshenti ka preferuar gjithmonë një profil të ulët publik.

Johnny Depp dhe Vanessa Paradis kanë qenë të martuar nga viti 1998 deri në 2012 dhe janë prindër të dy fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat