Nëse s’dini ç’dhuratë t’i bëni partnerit për përvjetor, merrni shembull nga Meghan dhe Harry

Mediale Vip

Nëse s’dini ç’dhuratë t’i bëni partnerit për përvjetor, merrni shembull nga Meghan dhe Harry

Më: 22 maj 2020 Në ora: 18:41
Meghan dhe Harry

Princi Harry dhe Meghan Markle festuan së fundmi përvjetorin e dytë të martesës. Me siguri jeni kuriozë të dini se çfarë dhuratash shkëmbyen ata me njëri-tjetrin. E kush nuk ka kuriozitet të dijë çfarë dhurate mund të bëjë (apo t'i bësh) një princ(i)?!

Epo, s’kishte si të ndodhte ndryshe, dhuratat që Harry dhe Meghan-i i bënë njëri-tjetrit ishin romantike dhe domethënëse.

Sipas një burimi për Us Weekly, Meghan dizenjoi një letër për Harry-n dhe me shkrim dore i shkroi një mesazh të bukur dhe sentimental, duke i shprehur dashurinë që ka për të.

Ndërsa Harry e surprizoi me një tufë gjigante dhe mahnitëse me trëndafila, si dhe me një unazë, të cilën Meghan e adhuron.

Sa bukur!

Meghan dhe Harry po jetojnë në një vilë luksoze në Los Angeles, duke qëndruar në privatësi të plotë dhe duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit dhe djalit të tyre, Archie-t.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat