Stine publikon këngën e re “Perfeksion”

Mediale Vip

Stine publikon këngën e re “Perfeksion”

Më: 24 maj 2020 Në ora: 19:21
Stine

Ditën e sotme (e diel) për festën e Fitër Bajramit, Stine ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Perfeksion” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Berat dhe Jony Doctor.

Projekti është ritmik dhe vjen i kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë Stine Records, teksa i njëjti është përkujdesur edhe për miksimin dhe masterizimin.

Ndërkaq, videoja muzikore i është besuar produksionit “Estia Film”.

Këngën tashmë e gjeni të publikuar në kanalin e reperit në platformën YouTube.

Stine përndryshe ka qenë shumë aktiv me projekte të ndryshme muzikore dhe pëlqehet tejet shumë për stilin e tij muzikor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat