Luana thotë se e kishte marrë malli për punën në televizion

Mediale Vip

Luana thotë se e kishte marrë malli për punën në televizion

Më: 26 maj 2020 Në ora: 14:31
Luana Vjollca

Luana është kthyer me entuziazëm në punë.

Luana Vjollca për shkak të përhapjes së pandemisë i kishte ndalur në gjysmë planet për projektin e ri televiziv.

Me lehtësimin e masave nga ana e qeverisë, moderatorja është rikthyer sërish në ambientet e punës dhe për këtë gjë shprehet e lumtur.

Ajo publikoi një fotografi nga zyra e saj, ku tregon se ka nisur punën për t’u rikthyer me program dhe thotë se e kishte marrë malli pafund.

“Me kishte marr malli pafund per zyren time dhe punen mbi projektet televizive! Po juu ??? ”, ka shkruar Luana.

Kujtojmë se Luana Vjollca së fundi ka pozuar për revistën e njohur turke “Modda”, ku edhe foli rreth profesioneve që ushtron. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat