Arta Nitaj rikthehet në Kosovë, pas tre muajsh qëndrimi e izoluar në Dubai

Mediale Vip

Arta Nitaj rikthehet në Kosovë, pas tre muajsh qëndrimi e izoluar në Dubai

Më: 28 maj 2020 Në ora: 10:44
Arta Nitaj

Pas tre muajsh qëndrimi e izoluar në Dubai, Arta Nitaj rikthehet në Kosovë.

Për shkak të pandemisë COVID-19, shumë shqiptarë kishin mbetur në Emiratet e Bashkuara Arabe, e një ndër ta ishte edhe bukuroshja Arta Nitaj.

Arta e cila tashmë ushtron profesionin e saj si blogere duke pozuar për markat e ndryshme brenda dhe jashtë vendit, kishte mbetur prej tre muajsh e izoluar në Dubai, bashkë me miken e saj, Stina Bojku.

Të enjten e datës 21 maj, bukuroshja që u bë e njohur nga “O Sa Mirë” është rikthyer në Kosovë, përkatësisht me fluturimin special që u organizua për 136 shtetasit e Kosovës që kishin mbetur të izoluar në Dubai.

Udhëtarët e këtij aeroplani ateruan në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, gjersa më pas janë kthyer në qytetet e tyre në Kosovë.

Rikthimin e Artës e ka konfirmuar edhe studio e makijazhit “Vogue”, duke publikuar një fotografi të saj, me titullin: “Arta Nitaj është rikthyer”.

Të njëjtën fotografi, bukuroshja Nitaj e ka rishpërndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.

Arta përndryshe njihet si një prej modeleve shqiptare më të ndjekura në rrjetin social Instagram, teksa famën e arriti me rolin e ‘Xhesikës’ në hit-serialin “O Sa Mirë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat