Pas 3 vitesh lidhje ndahet çifti i njohur. Shkak Kourtney Kardashian?

Mediale Vip

Pas 3 vitesh lidhje ndahet çifti i njohur. Shkak Kourtney Kardashian?

Më: 28 maj 2020 Në ora: 22:16
Sofia, Scott

Babai i fëmijëve të Kourtney Kardashian, Scott Disick dhe Sofia Richie i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas 3 vitesh së bashku. Ndarja e tyre erdhi pak kohë pasi Scott bëri të ditur se ka vendosur të trajtohet për "probleme emocionale” dhe “trauma të kaluara”.

Sipas burimeve për People, Sofia ka nevojë të merret me punët e saj, ndërkohë që Scott është i përqëndruar te shëndeti i tij. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që çifti ndahet, prandaj mundësitë për ribashkim janë të shumta.

Por menjëherë sapo lajmi i ndarjes u bë publik, të gjithë i hodhën sytë nga Kourtney. Dihet që kjo e fundit dhe Scott kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe janë në kontakt të vazhdueshëm së bashku, jo vetëm për shkak të fëmijëve, por edhe sepse Scott ka qenë prej vitesh pjesë e “Keeping Up With The Kardashians”. Gjithashtu, çfarë nuk kaloi pa u vënë re ishte se Scott e kaloi ditëlindjen me Kourtney-n.

Sipas një burimi për Page Six, marrëdhënia e Scott me Kourtney-n ishte një ndër faktorët kryesorë që ndikuan në ndarjen e tij nga Sofia. Siç thotë burimi, Sofia nuk mund ta toleronte gjatë këtë situatë dhe i kishte ardhur në majë të hundës me sjelljen e Scott.

Megjithatë, sipas E!News Sofia dhe Scott vazhdojnë t’i mbajnë kontaktet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat