Flet motra e aktores së famshme turke: Nuk më fliste se punoja si sanitare

Mediale Vip

Flet motra e aktores së famshme turke: Nuk më fliste se punoja si sanitare

Më: 29 maj 2020 Në ora: 07:54
Berguzar Korel dhe Zeynep

Aktorja e famshme turke, Berguzar Korel, kishte shumë kohë që nuk fliste me motrën e saj, Zeynep.

Kjo e fundit jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe punon në sektorin e pastrimit.

Ka qenë vetë Zeynep ajo që ka zbuluar se e motra dhe familja nuk i flisnin, pasi ajo punon si sanitare.

Por duket se këtij sherri i ka ardhur fundi, pasi aktorja e dashur për publikun dhe familja e saj janë pajtuar me Zeynep-in.

Edhe pse s’ka asgjë për t’u turpëruar me këtë profesion, familja e aktores nuk e pranonte faktin që Zeynep të punonte pastruese.

“Ne flasim tani. Flas me mamanë dhe me Berguzaren gjithashtu. Shpresoj që kjo të jetë zënka e fundit mes nesh. Unë dua të vazhdoj punën time dhe të qëndroj larg këtyre sherreve”, ka thënë më herët motra e aktores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat