Aktorja e njohur ‘pishman’ për fryerjen e buzëve - Bota Sot
Aktorja e njohur ‘pishman’ për fryerjen e buzëve

Mediale Vip

Aktorja e njohur ‘pishman’ për fryerjen e buzëve

Më: 31 maj 2020 Në ora: 14:55
Sara Khan

Aktorja e serialit indian “Bidaai”, Sara Khan ose siç e njohim ndryshe “Sadna” bëri një ndërhyrje në fytyrë vitin që lamë pas. Ajo fryu buzët dhe rezultatin e tregoi me një foto të publikuar në Instagram.

Ky ndryshim i aktores nuk u pëlqye aspak nga fansat dhe kritikat ishin të shumta.

Së fundmi në një intervistë për mediat indiane, Sadna ka pranuar se i kishte fryrë buzët por i kishin dalë katastrofë. Ajo u shpreh se mezi priste që mbushja të shpërbëhej, siç dhe ka ndodhur.

Aktorja tani i është kthyer pamjes së mëparshme.

“Unë nuk bëra ndonjë ndryshim në fytyrë, jam e njëjta. Po, i fryva buzët por doli katastrofë dhe nuk dukesha aspak mirë. Ishin shumë keq, nuk më shkonin fare. Nuk më pëlqenin buzët e mia prandaj i fryva. Mezi prita që mbushja të shpërbëhej. Nuk më pëlqente vetja asokohe”, tha Sadna.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat