Aktori i njohur Clint Eastwood, feston ditëlindjen e 90-të

Mediale Vip

Aktori i njohur Clint Eastwood, feston ditëlindjen e 90-të

Më: 31 maj 2020 Në ora: 14:57
Clint Eastwood

Clint Eastwood ka mbushur  90 vjeç . Aktori legjendar i ekranit të madh, prodhuesi dhe regjisori lindi në San Francisko, Californi në 1930. Karrierën e nisi në vitet ’50 dhe identifikohet shpejt për role të ashpra, apo figurën e kauboit.

Majat i arrin në vitet ‘60 me filma si “Njeriu pa emër”, “Për një grusht dollarë më shumë”, apo “I miri, i keqi dhe i shëmtuari”.

Në karrierën e vonë vlen të theksohen “Million dollar baby” apo “Gran Torino”, në të cilët është protagonist, regjisor dhe producent.

Eastwood ka fituar 149 çmime dhe është nominuar për 173 të tjerë  në karrierën e tij të gjatë. Ka fituar Oscar si regjisor për “Unforgiven” dhe “Million dollar baby”. Në 2009 fitoi “Palmën e artë” në Festivalin e Kanës dhe Luanin e Artë në Festivalin e Venecias.

Roli i fundit i aktorit në ekranin e madh ishte në vitin 2018, me “The Mule”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat