Këngëtari me famë botërore heq dorë nga muzika, arsyeja do t’ju habisë - Bota Sot
Këngëtari me famë botërore heq dorë nga muzika, arsyeja do t’ju habisë

Mediale Vip

Këngëtari me famë botërore heq dorë nga muzika, arsyeja do t’ju habisë

Më: 31 maj 2020 Në ora: 18:09
Ed Sheeran

Ed Sheeran ka hedhur poshtë kitaren e tij për t’u marrë me prodhimin birrës.

Ylli 29-vjeçar thuhet se po bën markën e tij të birrës për të furnizuar pub-in që ndërtoi për vete në Suffolk ndërsa u tërhoq përkohësisht nga i muzika.

Sipas raportimeve, Ed ka porositur një grumbull pajisjesh për prodhimin e birrës.

Këngëtari e ndërtoi pub-in në vitin 2017 dhe i vuri emrin e gruas së tij, Cherry Lancaster Seaborn, me të cilën u martua në janar të 2018-ës.

Ed është përballur me disa vështirësi, pasi akuzohej se e kishte ndërtuar pub-in pa leje ndërtimi. Vitin e kaluar, ylli i muzikës pop fitoi betejën kundër këshillit të tij lokal në lidhje me këtë çështje.

Ed besohet të ketë mbledhur një pasuri prej 200 milion paund që nga botimi i albumit të tij të parë në 2001.

Albumi i tij i fundit, ‘No 6 Collaborations Project’, u publikua në korrik të vitit të kaluar dhe kryesoi listat në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat