Me duart rreth barkut të rrumbullakosur të partneres, producenti shqiptar jep lajmin e ëmbël - Bota Sot
Me duart rreth barkut të rrumbullakosur të partneres, producenti shqiptar jep lajmin e ëmbël

Mediale Vip

Me duart rreth barkut të rrumbullakosur të partneres, producenti shqiptar jep lajmin e ëmbël

Më: 31 maj 2020 Në ora: 18:11
Cricket

Cricket njihet për bashkëpunimet e shumta me këngëtarët më në zë të momentit, si dhe për hitet që të gjithë i kanë dashuruar me dëgjim të parë. Megjithatë, shumë pak dimë për jetën e tij private.

Në profilin e tij në Instagram, Donat Prelvukaj, që të gjithë e njohim me emrin e artit Cricket, ndan pjesë nga jeta profesionale dhe shumë pak nga ajo personale, por nuk ka mundur ta mbajë për vete një lajm kaq të rëndësishëm sa është fakti që do të bëhet baba për herë të parë.

Në një foto ku shfaqet i përqafuar me partneren, me duart te barku i saj i rrumbullakosur, Cricket shkruan:

“Të jesh bashkëshortja ime ishte një dhuratë e madhe për mua, por të jesh nëna e fëmijës sim është një bekim. Të dua!”

Cricket dhe bashkëshortja e tij, Ilirida janë bashkë prej 10 vitesh. Ndërsa tani familja do të shtohet me një vajzë, siç ka bërë të ditur në profilin e saj në Instagram Ilirida. Vogëlushja pritet të vijë në jetë në korrik.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Being my wife was the gift i ever had but being the mom of my children is a blessing. Love u @iliridagashii ♥️

A post shared by Donat Prelvukaj (@cricket.music) on

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat