Kitaristi Bob Kulick, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare - Bota Sot
Kitaristi Bob Kulick, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare

Mediale Vip

Kitaristi Bob Kulick, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare

Më: 31 maj 2020 Në ora: 19:48
Bob Kulick

Bob Kulick, i cili luajti kitarë për grupin rock, Kiss, ka vdekur, njoftoi vëllai i tij në Twitter.

Në moshën 70-vjeçare ka ndërruar jetë kitaristi i ‘Kiss’, Bob Kulick.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i rokerit, Bruce, përmes një postimi në Instagram.

“Me zemër të thyer më duhet ta shpërndaj lajmin për vdekjen e vëllait tim, Bob Kulick. Dashuria e tij për muzikën dhe talenti si muzikant dhe producent duhet të kujtohet gjithmonë”. “E di se ai tani është në paqe me prindërit e mi, duke luajtur në kitarë sa më zhurmshëm që është e mundur”.

“Ju lutem, respektojeni privatësinë e familjes Kulick gjatë kësaj periudhe pikëllimi”, ka shkruar Bruce Kulick, i cili po ashtu ka qenë pjesë e grupit “Kiss” në të kaluarën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat