Mozzik bën simbolin e shqiponjës me një djalosh me ngjyrë: Të gjithë jemi njësoj

Mediale Vip

Mozzik bën simbolin e shqiponjës me një djalosh me ngjyrë: Të gjithë jemi njësoj

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 15:13
Mozzik

Edhe Mozzik i është bashkuar kauzës “Black lives matter”.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ditët e fundit kanë shpërthyer protesta të dhunshme, pas vrasjes së një burri me ngjyrë.

Për rastin e George Floyd, i cili po cilësohet racist, kanë reaguar edhe shumë emra të njohur, të cilët po solidarizohen përmes rrjeteve sociale.

Mes tyre, edhe artistët shqiptarë me anë të postimeve iu bashkohen kauzave, siç është edhe “Balck lives matter”.

Së fundi, reperi Mozzik ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës me një vogëlush me ngjyrë.

Pranë asaj fotoje, ai shkruan “Ne jemi të gjithë njësoj#blacklivesmatter #nëZotbesojmë#stopracizmit”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat