Drama e familjes Floyd, vajza 6 vjeçare nuk e di si vdiq i ati: “Më mungon..”

Mediale Vip

Drama e familjes Floyd, vajza 6 vjeçare nuk e di si vdiq i ati: “Më mungon..”

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 22:14
Gianna Floyd

Gianna Floyd, vajza 6 vjeçare e afro-amerikanit të vdekur në duart e policisë në Minneapolis, nuk e di ende sesi ndërroi jetë i ati. E ëma s`pati zemër t`ia tregonte.

Ajo di vetëm që I mungon, dhe kërkon të luajë me të, si përherë. Gianna dhe e ëma, Roxie Washington ishin në Good Morning America, dhe e gjithë vëmendja u përqëndrua tek ato.

Roxie rrëfeu e përlotur se kishte parë vetëm disa pjesë të videos ku oficeri i policisë peshonte me gjurin e tij mbi qafën e George.

Vogëlushja, që di vetëm se i ati vdiq ngaqë nuk merrte dot frymë, tani thotë se kur të rritet do të bëhet doktoreshë që të ndihmojë njerëzit. Vdekja e Floyd ka nxitur protestat më të dhunshme në SHBA që prej viteve 1960.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat