“Proteston, por nuk e pranon që është bija e një njeriu me ngjyrë”, këngëtarja reagon pas kritikave të ashpra të ndjekësve

Mediale Vip

“Proteston, por nuk e pranon që është bija e një njeriu me ngjyrë”, këngëtarja reagon pas kritikave të ashpra të ndjekësve

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 22:46
Halsey 

Një ndër këngëtaret që ka reaguar për vdekjen tragjike të George Floyd dhe që doli në protestë ka qenë edhe Halsey.

Gjatë këtyre ditëve ajo ka qenë shumë aktive në fushatën kundër racizmit, por nga ana tjetër nuk kanë munguar edhe kritikat për të.

Në Twitter shkruhet se në fakt ajo po lufton kundër racizmit, ama nuk e ka pranuar në asnjë moment që është e bija e një njeriu me ngjyrë.

“E keni vënë re që Halsey  nuk përmend kurrë anën e saj të zezë, por ajo ‘e mbështet’. Ndaloni së qenit injorant. Asnjëherë nuk e ka pohuar anën e saj të zezë. Kjo është arsyeja pse unë kurrë nuk do ta mbështes atë. Në postimin e saj ajo shkruan ‘lërini njerëzit me ngjyrë të flasin’ dhe jo ‘lërini njerëzit tanë të flasim’”, shkruhej në këtë status në Twitter i cili më pas është fshirë.

Menjëherë pas këtij postimi ka ardhur edhe reagimi i këngëtares e cila e ka shpjeguar të gjithë situatën.

“Nuk po e shmang. Nuk është koha ime të them ‘ne’. Është koha ime për të ndihmuar. Unë jam në dhimbje për familjen time, por askush nuk do të më vrasë bazuar në ngjyrën time të lëkurës”, u shpreh Halsey.

Një valë e gjerë protestash ka shpërthyer në SHBA pas vdekjes së një afroamerikani, i cili u dhunua nga disa oficerë gjatë një arrestimi, duke bërë që të humbasë jetën.

Pamjet e viktimës së shtrirë në tokë, me efektivin që i kishte vendosur gjurin në qafë, janë shpërndarë gjerësisht në internet, për të treguar sjelljen raciste të efektivëve, ndaj një personi me ngjyrë të paarmatosur dhe që as nuk po bënte rezistencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat