Tuna: Duhet të mësohen meshkujt që trupat e vajzave nuk janë pronat e tyre private - Bota Sot
Tuna: Duhet të mësohen meshkujt që trupat e vajzave nuk janë pronat e tyre private

Mediale Vip

Tuna: Duhet të mësohen meshkujt që trupat e vajzave nuk janë pronat e tyre private

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 01:05
Tuna

“Për fëmijërinë e vjedhur” ishte protesta që ditën e djeshme mbushi rrugët e Tiranës me qytetarë të saj, pas dhunimit të 15 vjeçares nga roja e shkollës dhe tre të rinj tjerë.

E mbështetjen për ta ditën e sotme eka dhënë dhe këngëtarja Tuna Sejdi.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet një djalë i vogël me një pankartë në duar në të cilën shkruan:

“Unë jam e ardhmja, që e tashmja po më edukon se FEMRA është qenia më sublime në tokë”.

Më pas, ajo sërish ka bërë një postim tjetër ku ka shkruar:

“Besoni Viktimën jo Abuzuesin❗️ Abuzimi i femrave ne Shqipëri nuk është lajm i ri. Femrat abuzohen çdo ditë. Në familje, shoqëri, punë e shkollë. Femrat abuzohen që kur lindin, që kur u thuhet “të ka baba çun” se ky është kompliment!

Femrat abuzohen sa herë që ju thuhet “Ai nuk ka faj, ai është mashkull, ai atë natyrë ka! Por ti ki kujdes! Ti mos…” Femrave ju thuhet vetëm “Mos”! Mos kthe fjalë se je femër! Mos shaj! Mos u vish kështu, mos u ashtu! Se po i bere këto e të përdhunuan fajin e ke ti!
Femrat ne i abuzojmë sa herë që kriminelë që i përdhunojnë, rrahin, shantazhojnë i nxjerrim të lirë rrugëve. U japim një mundësi të dytë, të tretë, të katërt, për të krijuar më shumë viktima! Kurse femrat që u abuzuan i damkosim si “kurva”.

Kjo duhet të marrë fund! Turp nuk duhet të ketë viktima, duhet të ketë abuzuesi! Frikë nuk duhet të ketë viktima duhet të ketë abuzuesi! Nuk duhet të mësohet femra të ketë kujdes, duhet të mësohen meshkujt që trupat e femrave nuk janë pronat e tyre private.

Boll e trajtuam përdhunimin e pedofilinë si vese! Janë krime e si të tilla duhen dënuar e gjykuar, moralisht e ligjërisht!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat