Vik Kraja zbulon sa ka kushtuar klipi i “Nallane 1” - Bota Sot
Vik Kraja zbulon sa ka kushtuar klipi i “Nallane 1”

Mediale Vip

Vik Kraja zbulon sa ka kushtuar klipi i “Nallane 1”

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 18:14
Vik Kraja

Vik Kraja është një emër mjaft i dashur për publikun dhe një nder personazhet më karizmatik në showbizzin shqiptar.

Këtë të shtunë Vik Kraja ka qenë i ftuar në “Një ditë me Dojnën” ku gjatë bisedës me autoren dhe moderatoren Dojna Mema ka rrëfyer disa prej gjërave që Ndoshta nuk i keni ditur më parë.

Dojna ka pyetur Vikin nëse do të ketë një “Nallane 4”, duke qenë se ka qenë një nga këngët e Threedots që ka tërhequr më shumë vëmendjen.

“Atë e di sistemi i madh Flori, ai është krijuesi dhe mentori im. Mendoj se është shtylla kryesore në muzikën shqiptare dhe në Threedots.

“Nallane” janë këngë që japin mesazhe për fenomene të ndryshme dhe për më tepër janë gallatë. Klipi i “Nallane 1” është xhiruar me kosto 22 mijë lekë të vjetra dhe atëherë ka qenë fiks kjo që doli kjo bën klipin me kaq mijë euro, me këtë kamer etj etj. Ne na ka kushtuar nafta, uji dhe ajo go pro që vendosëm tek makina dhe beri sens më shumë se këngët që harxhojnë mijëra lekë, siç është parë nga klikimet edhe nga buja.”- ka treguar Dj Vicky.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat