Lamborghini Huracan EVO, dhurata 200 mijë euroshe e gruas për Insignen

Mediale Vip

Lamborghini Huracan EVO, dhurata 200 mijë euroshe e gruas për Insignen

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 22:38
Lorenzo Insigne dhe Genoveffa ‘Jenny’ Darone

Futbollisti italian, Lorenzo Insigne, ka marrë një superdhuratë për ditëlindje nga bashkëshortja e tij, Genoveffa ‘Jenny’ Darone.

Lojtari i Napolit të enjten (4 qershor) ka mbushur 29 vjet, ndërsa gruaja e tij është kujdesur për ta befasuar.

Lamborghini në vlerë prej 200.000 eurosh i kishte arritur në shtëpinë e tij në Posillipo, ndërsa një fotografi të veturës e ka publikuar NapoliMagazine.com.

Modeli Huracan EVO zhvillon 600 KF dhe arrin shpejtësi maksimale prej 325 km/h, ndërsa shpejtësinë prej 0-100 km/h e arrin për 2.9 sekonda.

Insigne dhe Jenny janë martuar në vitin 2012 dhe janë prindër të dy fëmijëve. 
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat