Mizore/ Ish i dashuri e dhunonte sistematikisht, modelja: Kam frikë

Mediale Vip

Mizore/ Ish i dashuri e dhunonte sistematikisht, modelja: Kam frikë

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 21:21
Martha Dolak

Një modele në Britaninë e Madhe është kapluar nga frika, pas dhunës sistematike të ushtruar nga i dashuri i saj, i cili momentalisht është arratisur.

Martha Dolak, 33 vjeçe, humbi shikimin në njërin nga sytë pasi u sulmua brutalisht nga ish- i dashuri i saj Michael Goodwin, i cili sipas Marthas ishte dhe shumë xheloz. Kjo nuk është hera e parë që burri ka dhunuar modelen, pasi dhe në të kaluarën ai ka bërë 3 vite e katër muaj burg për shkak se dhe asokohe e dhunoi keqas atë. Sipas raportimeve Michael ndodhet në arrati, ndërsa Martha është vendosur në një vend të sigurt pasi ka frikë se mos ish- i dashuri e gjen dhe e dhunon përsëri.

“Unë me të vërtetë dua që të iki në shtëpinë e prindërve të mi. Por e di që nuk mundem sepse kam frikë për ta. Kam frikë sepse Michael mund të rikthehet dhe më dhunon sërish. Ne ishim të ndarë, por ai insistonte dhe më shkruante në rrjete sociale. Akoma më shkruan me adresa false, ai është shumë i fiksuar me mua. Nuk ndihem aspak e sigurt”, u shpreh Martha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat