Fjoralba Ponari shpërthen në lot: Moment i tmerrshëm kur më sulmuan me thikë

Mediale Vip

Fjoralba Ponari shpërthen në lot: Moment i tmerrshëm kur më sulmuan me thikë

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 15:57
Fjoralba Ponari

Mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” u diskutua mbi fenomene të ndryshme të ngacmimeve, referuar dhe ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë, ku një vajzë e mitur u përdhunua nga roja i shkollës.

Pak ditë më parë ka qenë vetë moderatorja, Fjoralba Ponari e cila bëri publik një ngacmim në llogarinë e saj Instagram dhe lidhur me këtë mëngjesin e sotëm ajo ka rrëfyer dhe historinë e dhimbshme të përjetuar nga vetë ajo, duke rrëfyer detaje.

“Në të kaluarën kam pasur një rast ku jam sulmuar fizikisht. Kam qenë në vit të parë të shkollës së lartë kur jam sulmuar fizikisht. Kam qenë nën kërcënimin e një thike. Agresori im ishte në gjendje të dehur dhe në ato kushte nuk e di sesi mund të kishte përfunduar. Fatmirësisht aty u ndodhën dy zotërinj që më ndihmuan. Agresori im ishte me kapele dhe nuk e denoncoja dot, pasi zëre se po denoncoja një fantazmë. Në atë kohë kam kaluar ankthe shumë të mëdha”, tha Fjoralba.

Pas këtij episodi ajo tregoi se iu desh të trajtohej me seanca private, dhe duke qenë se prindërit e saj janë mjekë, ata kanë qenë një mbështetje e madhe për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat