Janë rikthyer bashkë? Scott Disick nuk i ndahet Kourtney Kardashian

Mediale Vip

Janë rikthyer bashkë? Scott Disick nuk i ndahet Kourtney Kardashian

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 21:09
Scott Disick dhe Kourtney Kardashian

Ndjekësit e Scott Disick dhe Kourtney Kardashian janë të bindur se po rindërtojnë romancën e tyre, sepse po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku.

Por, burime afër Scott, i cili është 37 vjeç, thonë se ai thjesht po e rrethon veten me njerëz që mund ta mbështesin gjatë kohës së trajtimit.

Kohët e fundit, Scott qëndroi në rehabilitim, pasi iu desh të përballej me "traumat e kaluara".

Përkundër thashethemeve se ai po kërkonte trajtim për kokainë dhe abuzim me alkoolin, avokati i tij tha që Scott po përballej me probleme emocionale nga e kaluara, përfshirë vdekjen e të dy prindërve.

Dhe thuhet se ish-i, Kourtney, me të cilën ka 3 fëmijë: Mason, 10 vjeç, Penelope, 7 vjeç dhe Reign, 5 vjeç, është një nga burimet kryesorë të mbështetjes.

Një burim i tha “People”: "Scott është ende duke u trajtuar dhe duke punuar me problemet e tij.”

"Ai ka qëndruar rreth fëmijëve. Thjesht po kalon kohë me njerëz që mund ta mbështesin dhe ta ndihmojnë të jetë më mirë."

Familja u nis së bashku për një vakt në Nobu, në Malibu, Kaliforni, gjatë fundjavës. Shëtitja e familjes erdhi pas ndarjes së tij nga modelja Sofia Richie, 21 vjeç.

Nuk dihet nëse Scott dhe Sofia, vajza e këngëtarit Lionel Richie, do të rikthehen së bashku. Kortney dhe Scott u ndanë në 2017.

Scott ka qenë i pranishëm në festat familjare të Kardashians dhe gjithashtu ka lidhje shumë të ngushta me nënën e Kourtney, Kris Jenner dhe me motrat e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat