Mjeshtri i muzikës Sokol Vulaj ditëlindje me tortë anije, zbulohet pasioni i tij

Mediale Vip

Mjeshtri i muzikës Sokol Vulaj ditëlindje me tortë anije, zbulohet pasioni i tij

Nga: Maksim Gjokaj Më: 9 qershor 2020 Në ora: 20:17
Sokol Vulaj

Ai është mjeshtër në muzikë dhe gjithmonë krahu i djathtë i artistes Gjyste Vulaj, ku para së gjithash është dhe njeriu i saj i zemrës.

Po flasim për kompozitorin dhe muzikantin e njohur Sokol Vulaj, i cili vetëm pak ditë më parë ka pasur ditëlindjen dhe mësojmë se e ka kaluar në gjirin e tij familjar në shtëpinë e pushimit që e kanë një vikendicë në Bunë.

Kanë qenë të ftuar dhe shoqëria e tij dhe për tortën ka menduar vetë bashkëshortja e tij artistja e dashur shqiptare Gjyste Vulaj, ku ka qenë një tortë me anije, pasioni i Sokolit mjaft i veçantë saqë po koleksionon anije.

Nëse ende se keni ditur çifti i njohur i muzikës kanë pasion nautikën, edhe Sokoli dhe Gjystja kanë patentë detare. Ndërsa kur çifti është në det kapiteni dhe i çmendur pas shpejtësisë është Sokoli.

Ne urojmë Sokolit edhe 100 vite e gjithmonë shembull si çift me bashkëshorten e tij dhe familjen e bukur e të shenjtë që ata kanë.BS

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat