Komentuesit e ‘kryqëzojnë’ Kylien, e quajnë raciste për këtë arsye

Mediale Vip

Komentuesit e ‘kryqëzojnë’ Kylien, e quajnë raciste për këtë arsye

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 08:47
Kylie Jenner

Kylie Jenner akuzohet se vetëm 13 % e punonjësve të “Kylie Cosmetics” janë me ngjyrë.

Kylie Jenner po përballet me reagimin e komentuesve lidhur me mungesën e diversitetit në “Kylie Cosmetics” pasi zbuloi se vetëm 13 për qind e punonjësve të saj janë me ngjyrë, shkruan DailyMail.

Sipërmarrësja 22-vjeçare iu bashkua dhjetëra markave të bukurisë të dielën, kur ajo zbuloi numrin e punonjësve me ngjyrë në kompaninë e saj si pjesë e nismës “Pull Up for Change” e filluar nga Sharon Chuter, CEO dhe themeluese e UOMA Beauty.

Në deklaratën e ndarë në Instagram, Kylie Cosmetics zbuloi se 47 për qind e të punësuarve të saj janë BIPOC (Indigjenë dhe me ngjyrë), 53 përqind janë të bardhë, dhe 100 përqind janë gra.

Kompania gjithashtu vuri në dukje se ekipi i saj drejtues përbëhet vetëm nga Kylie dhe nëna e saj Kris Jenner.

Komentuesit ishin të shpejtë duke përmendur numrin e ulët të punonjësve me ngjyrë, një person pyeti “vetëm 19 për qind?”.

“Punësoni më shumë. 13% nuk ​​është e mjaftueshme kur afrikano-amerikanët vendosin trendet dhe standardet në industrinë e bukurisë”, ka shkruar dikush tjetër.

Një tjetër përmendi faktin që punojnë vetëm femra, duke thënë se nuk janë aq përparimtare.

Kylie Cosmetics iu përgjigj disa prej komenteve, duke thënë se kompania po planifikon të sjellë më shumë kreator dhe ndikues me ngjyrë.

Kompania ishte zotuar të promovojë edhe më shumë diversitetin brenda markës, kur zbuloi ndarjen etnike të punonjësve të saj. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat