Morena Taraku: Po të mos isha këngëtare dhe modele, do isha bërë mjeke

Mediale Vip

Morena Taraku: Po të mos isha këngëtare dhe modele, do isha bërë mjeke

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 11:10
Morena Taraku

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është shumë e përfolur në media për jetën e saj private dhe profesionale.

Ajo në disa përgjigje drejtuar fansave javën e kaluar në InstaStory, ceki se nëse do kthehej mbrapa në kohë mbase nuk do të bëhej personazh publik, sepse të jesh i tillë duhet të jesh i fortë nga ana psikike.

Ndërkohë, së fundmi Morena në një lidhje direkte në Instagram për Revistën “Story”, ka treguar se çfarë tjetër do të dëshironte të bëhej nëse do të ishte edhe njëherë e re.

Modelja dhe këngëtarja befasoi me përgjigjen, teksa bëri të ditur se do e gjente veten në një fushë që askujt prej fansave të saj nuk do t’ia merrte mendja.

Taraku tha se po të kthehej prapa edhe njëherë në kohë do t’i kushtohej fushës së mjekësisë ose farmacisë.

“Mua më pëlqen shumë farmacia. Gjithçka në lidhje me mjekësinë më pëlqen. Në zemrën time unë kam shumë humanitet dhe ndihem mirë kur ndihmoj dikë, pa marrë parasysh çka”, ka thënë Morena përgjatë videos.

Morena Taraku përndryshe ka të përfunduar studimet për Gazetari dhe Komunikim Masiv në Kolegjin AAB, në Prishtinë. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista Story (@revista.story) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat