‘E bëri për inatin tim ’ Einxhel Shkira tregon sherrin me vajzën që i ngacmoi të dashurin

Mediale Vip

‘E bëri për inatin tim ’ Einxhel Shkira tregon sherrin me vajzën që i ngacmoi të dashurin

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 15:47
Einxhel Shkira

Einxhel Shkira refuzon të flirtojë me meshkujt e Tiranës pasi nuk i duken të bukur dhe të lezetshëm.

Ajo u shpreh se ndryshe nga meshkujt, Tirana ka më shumë femra të bukur e simpatike.

“Femra të lezetshme, të bukura simpatike dhe interesante, Tirana ka më shumë sesa meshkuj. Pavarësisht tipit tim që nuk flirtoj, nëse Tirana do të kishte meshkuj të bukur, interesantë dhe të lezetshëm unë do të flirtoja, do bëja përjashtime,”– u shpreh Einxhel.

Gjithashtu moderatorja tregoi se në këtë fazë të jetës së saj nuk është xheloze për partnerin.

Ndërsa zbuloi si reagoi kur një vajzë po flirtonte me të dashurin e saj, ndërsa ajo vetë ishte aty.

“Normalisht nuk i takon një femre fare të reagojë nëse një femër tjetër po e ngacmon mashkullin tënd. Nëse mashkulli yt është indifferent ndaj situatës. Unë kam reaguar sepse kam kuptuar që femra e ka bërë kastile për inatin tim veprimin. Atëherë kam reaguar dhe kam shkuar e kam kapur.

Nuk arrita ta rrah. I thashë pse po e bënte ndërsa ajo vazhdonte akoma me atë sjelljen. Pastaj erdhën shoqet e tjera dhe na ndanë. Ndoshta s’do e bënte kurrë atë veprim në jetën e vet nëse nuk do na ndanin atë ditë. Kam qenë më e vogël, tani nuk ma ndjen fare nëse dikush do të flirtonte me të dashurin tim. Tani hyj tek femrat që nuk bëhen aspak xheloze për partnerin,”– tha Einxhel e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat