Klodiana Shala hap zemrën: Vdes që i dashuri im të jetë xheloz

Mediale Vip

Klodiana Shala hap zemrën: Vdes që i dashuri im të jetë xheloz

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 16:04
Ilustrim

Atletja e njohur Klodiana Shala ishte sot e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”. Ajo foli për jetën e saj personale duke zbuluar se lidhja e mëparshme nuk i ka shkuar dhe aq mirë.

Klodiana tha se ish-i i saj shikonte vajzat e tjera dhe kjo është arsyeja pse ende nuk është me dikë. Ajo po kërkon një partner që ta trajtojë si princeshë.

“E kam thënë që nga fjalia ime nëse e ke vënë re në disa emisione, unë jam duke vdek, vdes që i dashuri im të jetë xheloz dhe të bëjë vetëm mbas meje që të më shikojë mua si princeshë. Kjo len me kuptu që ishi im ka pas pa të tjerat, kaq edhe shnet, prandaj jam vetëm”, tha atletja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat