Khloe dhe Tristan festuan bashkë në ditëlindjen e mikut të tyre

Mediale Vip

Khloe dhe Tristan festuan bashkë në ditëlindjen e mikut të tyre

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 17:44
Khloe dhe Tristan

Khloe dhe Tristan festuan bashkë ditëlindjen e një miku, por nuk janë ribashkuar.

Dyshja u ndanë në vitin 2019, por kanë qenë të vetizoluar së bashku me vajzën e tyre, shkruan DailyMail.

Ish-çifti, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ishin shumë komod teksa po festonin bashkë ditëlindjen e mikut të tyre këtë javë.

Në një video të marrë nga TMZ, të postuar nga një mik i vjetër i Tristan, Khloe dhe ai po qëndronin pranë njëri-tjetrit teksa këndonin dhe filmonin festën e ditëlindjes, por burime pranë çiftit thonë se ata nuk janë bashkë.

Në atë video, Tristan duket se ka vendosur krahun tek ylli i reality-shout, me të cilën ka një vajzë, True, dyvjeçare.

TMZ raporton se festa u mbajt në shtëpinë e Tristanit në LA, por Khloe dhe Tristan nuk duket se janë përsëri një çift. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat