Dua Lipa thotë se ky është libri më i mirë që ka lexuar

Mediale Vip

Dua Lipa thotë se ky është libri më i mirë që ka lexuar

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 12:56
Dua Lipa

Dua Lipa gjatë muajve të fundit është vetizoluar në një shtëpi me qera në Londër bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Këngëtarja, gjatë kësaj periudhe pandemie është marrë me aktivitete të ndryshme, mes tyre edhe me lexim.

Së fundi, me anë të një fotografie, Dua tha se e ka lexuar librin “A little life” nga autorja Hanya Yanagihara.

Image

“Libri më i mirë që e kam lexuar. Vërtet i paharrueshëm”, ka shkruar artistja, duke ua rekomanduar fansave të saj për lexim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat