Me një foto të vetme, Olta Boka pranoi se është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe zbuloi gjininë e bebit

Mediale Vip

Me një foto të vetme, Olta Boka pranoi se është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe zbuloi gjininë e bebit

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 07:05
Olta Boka

Pak minuta më parë Olta Boka ndau me të gjithë lajmin e ëmbël, për të cilin përflitej, por askush nuk e kishte konfirmuar. Këngëtarja do të bëhet nënë për herë të parë dhe duket se ka pritur fundin e shtatzënisë për ta bërë lajmin publik.

Olta është në muajin e nëntë dhe zgjodhi që t’i zbulonte të gjitha detajet vetëm me një foto.

Ajo shfaqet e veshur me një fustan rozë, duke mbajtur dorën te barku i madh dhe i rrumbullakosur. Këngëtarja ka treguar se do të bëhet nënë e një vajze që do të vijë në jetë këto ditë!

“Prej 9 muajsh, unë shoh vetëm me sy të ngjyruar rozë. Prej 9 muajsh, roza është ngjyra ime e dashurisë së përjetshme”, -ka shkruar ajo në përshkrimin bashkëngjitur fotos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat