Ish-‘Miss Universe Kosova’, bëhet nënë për herë të dytë

Mediale Vip

Ish-‘Miss Universe Kosova’, bëhet nënë për herë të dytë

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 09:10
Marigona Dragusha

Ish-Miss Universe Kosova, Marigona Dragusha, është bërë nënë për herë të dytë.

Këtë ajo e bëri të ditur përmes  fotografive të publikuara në Instagram, ku shfaqej duke mbajtur fëmijën e porsalindur në duar.

Ish-Missi bëri të ditur se janë bërë prindër edhe të një djali që e pagëzuan me emrin Lekë.

Kujtojmë që ajo dhe bashkëshorti i saj janë prindër edhe te një djali më të madh të quajtur Dren.

Ndryshe, Marigona Dragusha fitoi titullin ‘Miss Universe Kosova’, në 2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat