Olta Boka zbulon sekretin që fshehu në festivalin e fundvitit

Mediale Vip

Olta Boka zbulon sekretin që fshehu në festivalin e fundvitit

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 11:37
Olta Boka

Pak ditë më parë këngëtarja Olta Boka njoftoi se është shtatzënë për herë të parë, nga lidhja me djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj, Ivi Rrokaj.

Teksa tashmë ka nisur numërimi mbrapsht, për të marrë vogëlushen në krahë, Olta ka nisur të ndajë përjetimet e saj.

Ajo ka zbuluar se në festivalin e fundvitit në RTSH, kur këndonte “Botë për dy” ka qenë shtatzënë dhe këtë gjë nuk ia kishte thënë askush.

ak ditë më parë Olta Boka surprizoi ndjekësit me lajmin se do të bëhej nënë për herë të parë.

Olta ndan video nga performanca në festival, duke shkruar, “Botë për 2. Në dhjetorin që lamë pas, unë për herë të parë në jetën time, nuk ndihesha vetëm në skenë. Asnjë se dinte asokohe, por të dija që këndoja në skene me dhuratën më të bukur që mund të më dërgonte Zoti, më mbushi me emocionin më të madh që mund të kisha përjetuar ndonjëherë. Nuk luftoja për kupë sepse tashmë triumfi rritej brenda meje!” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat