Këngëtarja merr urdhër mbrojtje për t'i shpëtuar fansit të fiksuar pas saj

Mediale Vip

Këngëtarja merr urdhër mbrojtje për t'i shpëtuar fansit të fiksuar pas saj

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 08:03
Billie Eilish

Billie Eilish, iu desh të merrte një urdhër mbrojtje për t'i shpëtuar një fansi të fiksuar pas saj!  Sipas TMZ-së, këngëtarja "ka një urdhër të gjatë mbrojtjeje" kundër këtij njeriu që i shfaqet krejt papritur, i paftuar edhe në shtëpi.

Ky urdhër do të zgjasë për të paktën 3 vite, por Billie po shpreson për një zgjatje të tij në 5, për t'u ndjerë edhe më e sigurt. Urdhri aktual e ndalon fansin e fiksuar të ketë çdo lloj kontakti me Billie-n, të afrohet pranë shtëpisë së saj, ta ngacmojë, kërcënojë apo t'i afrohet vendit ku punon.

Sipas po të njëjtit burim, Billie dokumentin e parë ligjor në lidhje me këtë çështje e firmosi që në fillim të majit, pasi fansi i qe kthyer në makth. Eilish tha se ai është futur pa leje në shtëpi dhe pyeste të atin e saj nëse ajo jetonte aty apo jo. Ndonëse u detyruan ta largonin, ai u kthye sërish natën vonë dhe sipas këngëtares bënte sjellje të çuditshme.

"Ndërkohë që ne prisnim për rojet e sigurimit, ai u fut në shtëpi, u ul dhe nisi të lexonte një libër. Pastaj, herë pas here e dëgjonim të bënte ndonjë monolog. Im atë i kërkoi shumë herë të ikte, por refuzonte."- u shpreh këngëtarja.

Situata u bë aq stresuese sa Eilish iu desh t'i drejtohej ndihmës së autoriteteve për të shpëtuar prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat