Elvana Gjatën nuk e keni parë kurrë kështu, sapo solli trendin më të ri të verës

Mediale Vip

Elvana Gjatën nuk e keni parë kurrë kështu, sapo solli trendin më të ri të verës

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 15:58
Elvana Gjata

Ajo është padyshim një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura për publikun shqiptar. Është fjala për Elvana Gjatën, e cila numëron disa hite ndër vite.

Por përpos muzikës, ajo ka rrëmbyer që në fillim vëmendjen e të gjithëve edhe me pamjen e saj. Teksa kishte kohë pa bërë postime në rrjetet sociale, së fundmi Elvana ka publikuar një foto mjaft të veçantë.

Në pozën në fjalë, këngëtarja shfaqet me një look fëmijëror, me flokët e kapur me bishtaleca shumëngjyrëshe. Ndërsa nuk kanë munguar as komentet e fansave, duke vënë në pah se këngëtarja duket shumë e ëmbël me këtë stil flokësh.

Ndërsa përsa i përket projekteve muzikore, ende nuk ka asnjë detaj nëse këngëtarja po punon për të sjellë ndonjë këngë të re së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat