Në Ditën e Baballarëve, aktori i njohur merr dhuratën më të bukur nga i biri

Mediale Vip

Në Ditën e Baballarëve, aktori i njohur merr dhuratën më të bukur nga i biri

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 06:32
Ilustrim

Kjo e diel e tretë e qershorit nuk përkon vetëm me solsticin e verës dhe me eklipsin e Diellit, por është edhe një ditë e veçantë për të gjithë baballarët.

E diela e tretë e qershorit në Amerikë, por edhe në botë, është një ditë e shënuar. Të gjithë urojnë dhe i dedikojnë babait dhurata dhe dedikime unike.

Me siguri, ju keni parë sot gjatë gjithë ditës personazhe të njohur që i kanë dedikuar një mesazh babait të tyre ose personazhe që kanë marrë dhurata nga fëmijët.

Në grupin e fundit është edhe aktori i njohur turk, Burak Özçivit, i cili ka marrë sot një dhuratë që e konsideron si më të bukurën në botë.

Është një vizatim nga djali i tij 1-vjeçar Karan, që e ka bërë të lumtur aktorin në një ditë si e sotmja, ndaj edhe këtë gëzim e ka ndarë në rrjet me të gjithë miqtë virtualë. Ylli i serialit të famshëm “Osmani”, ka shkruar në krah të fotos ku duken qartë vizatimet e para të vogëlushit: “Kjo duhet të jetë dhurata më e bukur në botë” – dhe të gjithë ndjekësit janë të një mendjeje me të.

Ky Karan i vogël ju ngjan edhe juve shumë me të atin? Atëherë, kinemaja turke duhet të jetë gati... edhe vajzat, natyrisht!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat