Fifi dhe Young Zerka paralajmërojnë bashkëpunim

Mediale Vip

Fifi dhe Young Zerka paralajmërojnë bashkëpunim

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 08:39
Fifi dhe Young Zerka

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, nuk e ka ndërmend të ndalet kohëve të fundit.

Pas lansimit të njëpasnjëshëm të disa nga projekteve muzikore, tashmë ajo paralajmëruar këngën e radhës, që kësaj here vjen në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për këngëtarin Young Zerka, i cili në estradë njihet për një veçanti dhe lloj interesant të interpretimit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@fifi.official.fr !

A post shared by YOUNG ZERKA (@youngzerka) on

Kështu, përmes rrjetit social Instagram dyshja kanë publikuar fotografi të realizuara në të njëjtin vend, ndërsa kishin vënë emrin njëri-tjetrit.

Fifi është shfaqur tejet tërheqëse, e veshur me një fustan të zi dhe elegant, ndërsa flokët ka vendosur që ti lidhë lart kokës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@youngzerka !

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr) on

Në po të njëjtën mënyrë është veshur edhe Young Zerka, por ky i fundit ka zgjedhur ngjyrën e gjelbër për kostumin e tij.

Fansat e artistëve kanë filluar menjëherë komentet pozitive, duke treguar padurim deri në lansimin e duetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat