Ky këngëtar shprehet që është kundër dasmave në kohë pandemie

Mediale Vip

Ky këngëtar shprehet që është kundër dasmave në kohë pandemie

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Këngëtari është deklaruar kundër mbajtjes së dasmave në kohë pandemie.

Këngëtari shqiptar nga Kumanova, Shpend Latifi ka dhënë mendimin e tij lidhur me dasmat dhe ahengjet në kohë panmdemie.

Ai është deklaruar kundër mbajtjes së tyre në këtë kohë pandemie duke pasur parasysh se gjendja është e rëndë dhe kritike.

“Sa i përket mbajtjes së dasmave, vetë bëj pjesë në këtë grup, por gjendja momentale me pandeminë është kritike dhe për tani jam kundër një gjëje të tillë. Sigurisht që kjo e dëmton gjendjen ekonomike, ka dëmtuar bizneset e jo vetëm tek ne. Besoj se kriza me pandeminë është nga fundi, por tani rreziku është i madh. Sa më shumë të kujdesemi, aq më shpejtë do ta kalojmë këtë situatë e të vazhdojmë këngën”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat