Producentët e ftojnë brenda për të incizuar këngën, Rita shpërqendrohet duke bërë fotografi provokuese në kopsht - Bota Sot
Producentët e ftojnë brenda për të incizuar këngën, Rita shpërqendrohet duke bërë fotografi provokuese në kopsht

Mediale Vip

Producentët e ftojnë brenda për të incizuar këngën, Rita shpërqendrohet duke bërë fotografi provokuese në kopsht

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 16:08
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të qëndrojë me shoqërinë e saj në një shtëpi në fermë në veri-perëndim të Londrës.

Ajo ka prej muajsh që qëndron atje, ku në izolim ka shfrytëzuar rastin që bashkë me miqtë e saj muzikantë, të kompozojnë dhe incizojnë këngë të reja për albumin e tretë të saj.

Ndërkohë, Ora qëndron pranë fansave përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale, duke treguar gjëra nga jeta e saj e përditshme.

Image

Në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese, për të cilat Rita shquhet.

Disa të tilla ajo i publikoi për fansat e saj të enjten, ku u shfaq mjaft atraktive në bikini, teksa shëtiste në oborrin e gjelbëruar të fermës ku po qëndron.

Në një nga fotografitë e shkrepura nga mbrapa, këngëtarja shqiptare nuk hezitoi të vinte në pas të pasmet e saj të formësuara, me ç’rast ka ngacmuar imagjinatën e ndjekësve të saj.

Image

“Rita kthehu në studio, unë: Vetëm një sekondë ju lutem”, ka shkruar 29-vjeçarja me ironi në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke treguar situatën qesharake që krijohet kur miqtë e ftojnë të futet brenda për të incizuar muzikë, dhe ajo në ndërkohë është në kopsht duke bërë fotografi të tilla. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat