Një loçkë si Ava Max

Mediale Vip

Një loçkë si Ava Max

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 17:24
Ava Max

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka tash e sa muaj që ka ndërprerë aktivitetet e saj muzikore shkaku i coronavirusit.

Megjithatë ajo po i mban të azhurnuar fansat e saj përmes rrjeteve sociale, duke i njoftuar rreth më të rejave në jetën e saj të përditshme.

Herë pas here, bukuroshja me prejardhje nga Saranda publikon ndonjë fotografi atraktive dhe provokuese për ndjekësit e saj, duke rrëmbyer kështu vëmendjen e tyre.

Një gjë të tillë e ka bërë në imazhet e fundit që ajo ka ndarë me fansat e saj në rrjetin social Instagram.

Duke vënë në dukje ndryshimin e ri dhe të theksuar në flokët e saj, që tani i ka lyer në ngjyrë portokalli, Ava Max pozoi mjaft me stil në një palë xhinse dhe bluzë transparente.

Në pjesën e sipërme, ajo u shfaq mjaft e ekspozuar duke vënë në pah reçipetat e saj dhe duke theksuar gjoksin.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë paraqitje mjaft ‘të nxehtë’ në përditshmëri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat