Afërdita Dreshaj nis pushimet me bashkëshortin në Miami, publikon imazhe atraktive në bikini

Mediale Vip

Afërdita Dreshaj nis pushimet me bashkëshortin në Miami, publikon imazhe atraktive në bikini

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 09:53
Afërdita Dreshaj

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, së fundmi është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Pas bllokimit gati tre mujor në Detroid, këngëtarja shqiptare më në fund ka gjetur pak kohë për pushime me bashkëshortin e saj.

Image

Këtë Dreshaj e ka bërë të ditur përmes fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur mjaft atraktive në bikini.

Teksa ka pozuar me rroba banje, Afërdita ka vënë në pah fizikun e saj të tonifikuar, i cili është rezultat i ndjekjes së ushtrimeve me rregull në palestër.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

waiting for my margarita.. ?

A post shared by Aferdita Dreshaj Kindl (@aferditadreshaj) on

Më pas, bukuroshja shqiptare ndau me fansat një tjetër imazh më intim, ku shfaqej bashkë me burrin e saj, Jakub Kindl, teksa ky i fundit mbante duart te kofshët e saj.

Image

Nga pamjet, duket se çifti po e shijojnë në maksimum këtë pushim në plazhet e Miamit.

Afërdita ka kohë që nuk është aktive në tregun muzikor shqiptar, dhe nuk ka bërë të ditur nëse mendon t’i rikthehet muzikës apo modelingut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat