Lulzim Fejzullahi shembulli i një shqiptari të thjeshtë, e sot deputet në Austri që duhet ndjekur - Bota Sot
Lulzim Fejzullahi shembulli i një shqiptari të thjeshtë, e sot deputet në Austri që duhet ndjekur

Mediale Vip

Lulzim Fejzullahi shembulli i një shqiptari të thjeshtë, e sot deputet në Austri që duhet ndjekur

Nga: Maksim Gjokaj Më: 26 qershor 2020 Në ora: 15:52
Lulzim Fejzullahi

E ka nisur si i ri me punë e djersë por në fillim pa zgjedhur mjafton që kishte një punë në fillim si ndihmës kuzhinier, e të shkollohej njëkohësisht për hoteleri.

Po flasim për personazhin tonë shqiptarin me origjinë nga Shtupël i Klinës, Lulzim Fejzullahi, i cili jeton në Austri që nga viti 2002, por falë pasionit e dashurisë për punën ai sot drejton disa biznese hotelerie në Ebensee, ku ka blerë edhe disa prona, e ku këtë sukses ia dedikon dhe familjes dhe përkrahjes së bashkëshortes së tij.

Lulzimi mësojmë se falë punës së tij dhe seriozitetit që ka përkrahet dhe duhet nga të gjithë në zonëm ku jeton e jo pa arsye ai ka fituar të drejtën që të jetë dhe deputet komunal ndërsa shpreson se një ditë do të jetë dhe një zë edhe më i fortë i të gjithëve duke qenë shqiptari pari që pretendon të fitojë një karrige në parlamentin austriak. E ne krenohemi kur dëgjojmë shqiptarë e shembuj kaq të mirë si Lulzim Fejzullahi, të cilët inspirojnë të gjithë shqiptarët anekënd botës.BS.

Image
foto 1.
Image
foto 2.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat