Lezhianët e kërcënuan për një batutë, Ina Gjonci u shpreh publikisht dashurinë: Ju dua!

Mediale Vip

Lezhianët e kërcënuan për një batutë, Ina Gjonci u shpreh publikisht dashurinë: Ju dua!

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 12:01
Ina Gjonci, Ronaldo Sharka

Aktorja dhe njëkohësisht skenaristja Ina Gjonci ka qenë e ftuara e fundit për këtë sezon e gazetari Ronaldo Sharka, në "Mes Yjesh".

Ronaldo, në vijën e bisedës për komentet online, i kërkoi Inës të sqaronte dhe njëherë "përplasjen" online me lezhianët, nisur kjo nga një batutës e aktores në "Love Likes Tirana", për të cilat mori dhe kërcënime.

Ina tha se është e tepërt t'a sqaroj sërish këtë histori, se nuk ka asgjë personale me Lezhianët, megjithëse gazetari insistoi

"Lezha ju dua... alo lezha, ju dua shumë. Nuk kam asgjë me lezhianët, madje është bërë e tepërt sepse do mendojnë do po ndërtoj famën time në kurriz të lezhianëve, nuk është e vërtetë kjo! Ishte batutë!"- u shpreh Ina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat