Lil Wayne thurë homazhe për Kobe Bryant gjatë ‘BET Awards’

Mediale Vip

Lil Wayne thurë homazhe për Kobe Bryant gjatë ‘BET Awards’

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 09:32
Lil Wayne

Pesë muaj pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant, çmimet BET festuan trashëgiminë e ikonës së NBA.

Megjithëse pandemia COVID-19 dhe vdekja e George Floyd ka mbizotëruar titujt për gjysmën e parë të vitit, bota ende nuk e ka harruar Kobe Bryant. Vdekja tragjike e legjendës së Los Angeles Lakers më 26 janar ndjehet ende edhe sot e kësaj dite, dhe ‘BET Awards’ i dha lamtumirën e fundit “Black Mamba” gjatë transmetimit të saj më 28 qershor.

Lil Wayne i kushtoi respektin e tij të fundit mikut dhe idhullit të tij me një interpretim të këngës së vitit 2009, “Kobe Bryant”.

Sidoqoftë, Wayne azhurnoi vargjet për vitin 2020, duke shtuar rreshtin, “Dashuria shkon për Vanessa [Bryant] dhe gjithë familjen BLACK MAMBA”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat