Nga ‘Piter Pani’, Fifi rrëfehet edhe për djaloshin që ka në zemër

Mediale Vip

Nga ‘Piter Pani’, Fifi rrëfehet edhe për djaloshin që ka në zemër

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 08:40
Fifi

Ka folur për një dashuri që është, por edhe që nuk është, për të pamundurën e saj dhe për frymëzimin që i dhuron ajo në krijimtari… Por është sa afër zemrës, aq edhe larg… Nëse do të specifikohej, me aq sa ka zbuluar edhe vetë Fifi publikisht, e saja do të ishte “it's complicated” (një marrëdhënie e komplikuar). Megjithatë, duket se ka ende diçka që e mban të lidhur, derisa edhe vetë artistja vazhdon të krijojë, të jetë e frymëzuar, por edhe të jetojë (sipas mënyrës së saj) me këtë dashuri….

Lexo “Fifi hap zemrën në kohë karantine, flet edhe për dashurinë e saj të pamundur”

E ftuar mbrëmjen e sotme në Piter Pan, Fifi nuk shpëtoi nga pyetjet pikante të fëmijëve… Për të dashurin, dedikimet, si, ku dhe me kë e kaloi karantinën. Nuk e pati aspak të vështirë të përgjigjej, jo vetëm sepse Fifi është gjithmonë e hapur me publikun, por edhe sepse, sa herë përmendet “ai djaloshi që ka në zemër”, është e vështirë t’I mbajë fjalët, emocionet…

Kështu, sa i përket një kënge që i ka dedikuar të dashurit, Fifi përsëriti se “atij i ka kushtuar – “Marova”, një dedikim të shkruar enkas për të, në çdo varg.

Ah, në karantinë? Jo, nuk ishte me të dashurin, sepse “ai çuni që kam qejf nuk jeton në Shqipëri fare…”, kështu që iu desh të jetonte në një shtëpi me miq e kushërinj.

Kaq tha Fifi për të dashurin apo, nëse mund të thuhet, për dashurinë e saj të pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat