Njoftimi për shtatzëninë e Meghan Markle ndezi zemërimin mbretëror, libri ‘Royals at War’ zbulon detaje të reja

Mediale Vip

Njoftimi për shtatzëninë e Meghan Markle ndezi zemërimin mbretëror, libri ‘Royals at War’ zbulon detaje të reja

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 08:54
Meghan Markle

Problemet u shtuan kur Meghan mbeti shtatzënë pas anëtarësimit në Familjen Mbretërore, por edhe për shkak të mënyrës se si u njoftua lajmi.

Libri, “Royals at War”, i prodhuar nga gazetarët hetues Dylan Howard dhe Andy Tillett, pretendon se ka pasur "diskutime shqetësuese" brenda "niveleve më të larta të familjes mbretërore" pas njoftimit në tetor 2018. Një burim tha se shtatzënia nënkuptonte që Dukesha e Sussex po "sigurohej që lidhja e saj me familjen ishte tashmë e pakthyeshme dhe i jepte edhe më shumë fuqi".

Meghan ngeli shtatzënë tre muaj pas martesës me Princin Harry.

Edhe pse shtatzënia u njoftua zyrtarisht më 15 tetor 2018, libri pretendon se Meghan i tha Royals që po priste një fëmijë në ceremoninë e martesës së kushërirës së Harry, Princeshës Eugenie.

“Kensington Palace” tha në një deklaratë ditën e lindjes së Archie-t se mbretërit "ishin të kënaqur" nga lajmi.

Libri gjithashtu pretendon se zgjedhja e Meghan për sensin e modës gjatë shtatëzanisë ‘ngriti vetullat’ e zyrtarëve mbretërorë.

Howard dhe Tillett shtuan: “Kishte shumë zhurmë për pamjen e Meghan. Në ditët e para të shtatzënisë, burime të brendshme thanë që Meghan kishte marrë një qortim të rreptë."

Ndërkohë, Princi Harry tha në intervistën e tyre për fejesën një vit më vonë: "E dini, unë mendoj një hap më para dhe ne shpresojmë se do të krijojmë një familje në të ardhmen e afërt."

Archie lindi në spitalin “Portland” të Londrës më 6 maj 2019. Fotografitë e foshnjës u publikuan nga çifti pak ditë pas lindjes së tij.

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë shijuar kohën larg vëmendjes, pasi u larguan nga Britania e Madhe. Sussexes tani jetojnë në Los Angeles.

Kensington Palace nuk pranoi të komentojë librin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat