Brad Pitt fotografohet duke u larguar me shpejtësi nga rezidenca e Angelina Jolie

Mediale Vip

Brad Pitt fotografohet duke u larguar me shpejtësi nga rezidenca e Angelina Jolie

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 11:28
Brad Pitt

Brad Pitt është parë me një motoçikletë duke u larguar nga shtëpia e ish-partneres, pak kohë pasi ajo tha se divorci ishte për mirëqenien e familjes.

Brat Pitt u fotografua duke u larguar me shpejtësi me motorin e tij nga rezicenda e Angelina Jolie në Los Angeles, javën e kaluar pas një takimi të gjatë, shkruan TheSun.

Takimi i aktorit me ish-gruan e  tij vjen pak kohë pasi ajo pranoi se u divorcua nga Brad, 56- vjeç për mirëqenien e familjes së saj.

Ylli i “Once Upon a Time in Hollywood” u pa duke u larguar me shpejtësi me motoçikletën e tij nga prona e Angelinës.

Brad kishte veshur një xhaketë të gjelbër dhe një palë xhinse, ndërsa në kokë kishte vendosur një helmetë.

Aktori i “Fight Club” kaloi mbi dy orë brenda shtëpisë së ishit në LA, me të cilën ka qenë në lidhje mbi një dekadë.

Në fillim të këtij muaji, Angelina, 45 vjeçe, foli haptas për divorcin e tyre, për herë të parë.

Ajo tha se ndarja nga ylli i filmit në vitin 2016 ishte vendimi i duhur për mirëqenien e familjes së saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat