Pas Kylie Jenner, edhe Kim Kardashian humbet statusin e miliarderes nga ‘Forbes’

Mediale Vip

Pas Kylie Jenner, edhe Kim Kardashian humbet statusin e miliarderes nga ‘Forbes’

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 23:20
Kim Kardashian

Kim Kardashian i është hequr statusi i miliarderes nga redaktorët në revistën Forbes, të cilët kanë hedhur poshtë pretendimet e Kanye West për pasurinë e gruas së tij.

Ylli i realitetit, 39 vjeç, u duartrokit nga reperi këtë javë, pasi nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse me gjigantin e kozmetikës “Coty” për të blerë markën e saj “KKW Beauty”.

Sidoqoftë, Forbes ka sqaruar pretendimet e West dhe këmbënguli se Kim nuk është në të vërtetë një miliardere.

Në një postim në faqen online, Forbes raportoi që Kim "nuk vlerësohet të jetë pjesë e klubit".

Ata e shpjeguan marrëveshjen, e cila do të përfundojë në fillim të vitit 2021, duke bërë që Kim të jetë pronarja e “KKW Beauty” me 72 përqind të aksioneve, ndërsa nëna e saj Kris Jenner zotëron tetë përqind. Sipas raportit, Kim do të ketë të ardhura me vlerë deri në 900 milion dollarë pas marrëveshjes.

Ky njoftim vjen pak kohë pas heqjes nga lista e miliarderëve të Kylie Jenner, sepse mashtroi duke falsifikuar dokumentat në lidhje me të ardhurat vjetore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat