Kjo unazë ‘gjigante’ në dorën e Khloe Kardashian ka ngritur dyshime për një fejesë me Tristan Thompson

Mediale Vip

Kjo unazë ‘gjigante’ në dorën e Khloe Kardashian ka ngritur dyshime për një fejesë me Tristan Thompson

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 23:26
Khloe Kardashian me familje

Khloe Kardashian ka ngritur dyshime se po planifikon të martohet me Tristan Thompson.

Në fotot nga festa e saj e ditëlindjes, fundjavën e kaluar, ajo zbuloi një gur të madh në gishtin e saj, për të cilin fansat janë të bindur se është një unazë fejese.

Ajo u lidh me Tristan në 2016 dhe tashmë kanë një vajzë 2-vjeçare që quhet True.

Tristan thuhet se e ka tradhëtuar shumë herë, duke përfshirë edhe shoqen më të mirë të Kylie Jenner, pikërisht Jordyn Woods.

Të hënën, Khloe postoi një foto në Instagram, ku shfaqej duke u përkëdhelur pranë vëllait të saj, Rob Kardashian dhe motrës, Kendall Jenner.

Teksa pozonte me dorën e majtë në gjoksin e Rob-it, unaza e madhe tërhoqi vëmendjen menjëherë.

Khloe nuk e ka konfirmuar ende nëse ajo dhe Tristan janë rikthyer së bashku apo janë fejuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat