Butrint Imeri i lumtur me rikthimin në koncerte: Spektakël pas një kohe të gjatë

Mediale Vip

Butrint Imeri i lumtur me rikthimin në koncerte: Spektakël pas një kohe të gjatë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 09:54
Butrint Imeri

Me lehtësimin e masave ndaj COVID-19, këngëtarët shqiptarë kanë filluar me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

Pas Taynës, një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe artisti Butrint Imeri i cili do të fillojë të këndojë këtë javë pas një kohe të gjatë.

I lumtur me rikthimin para fansave, i njëjti në rrjetet sociale ka njoftuar ndjekësit se këtë javë do performojë në Zvicër.

“Spektakël këtë të shtunë në Zvicër pas një kohe të gjatë”, ka shkruar ai pranë postimit.

Ndërkohë, në hapësirën për komente nuk munguan as reagimet pozitive të fansave të cilët i gëzohen mjaft shumë rikthimit të 23-vjeçarit.

Butrinti vetëm pak ditë më parë lansoi këngën e re “Si përpara”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Ky projekt për vetëm pak ditë mblodhi mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat