Yjet kërkojnë mbështetje për skenën e muzikës live, në mesin e tyre edhe Dua Lipa

Mediale Vip

Yjet kërkojnë mbështetje për skenën e muzikës live, në mesin e tyre edhe Dua Lipa

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 10:14
Dua Lipa

Dua Lipa ka nënshkruar letër të hapur duke kërkuar mbështetje për skenën e muzikës live në Mbretërinë e Bashkuar.

Në mesin e 1.500 artistëve që kanë nënshkruar një letër të hapur duke kërkuar mbështetje për skenën e muzikës live në Mbretërinë e Bashkuar, ishte edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, shkruajnë mediat e huaja.

Ed Sheeran, Rolling Stones dhe Coldplay gjithashtu nënshkruan letrën drejtuar sekretarit të kulturës në Britani duke paralajmëruar ndikimin e Covid-19 në ambientet dhe muzikantët.

Në letër thuhet se industria e muzikës po përballet me “falimentime masive”, me koncerte dhe festivale që nuk ka gjasa të kthehen deri në vitin 2021.

Në letrën drejtuar Oliver Dowden kërkohet “afat i qartë, i kushtëzuar” për rihapjen e vendeve pa distanca sociale, mbështetje financiare dhe përjashtim të TVSH-së në shitjet e biletave.

Eric Clapton, Beverley Knight, Little Mix dhe Skepta janë ndër yjet e tjerë që kanë shtuar emrat e tyre.

Në një deklaratë shoqëruese, këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa tha se ajo ishte “krenare” që kishte punuar nëpër klube të vogla, teatro, arena dhe festivale.

“Por mundësia që artistë të tjerë britanikë të shfaqen në të njëjtën rrugë është rrezik nëse industria nuk merr mbështetjen e nevojshme të qeverisë në periudhën e përkohshme para se të gjitha vendet e ndryshme, festivalet dhe promovuesit të jenë gati dhe në gjendje të operojnë në mënyrë të pavarur përsëri “, raporton BBC./Lajmi.net/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat